Grupi i madh parlamentar i VV-së i jep mbështetje të plotë ish-deputetes së PDK-së

Aktuale

Grupi i madh parlamentar i VV-së i jep mbështetje të plotë ish-deputetes së PDK-së

Më: 21 prill 2021 Në ora: 20:10
Grupi Parlamentar i VV-së

'Shefja' e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se sot kanë mbajtur takimin e rregullt.

Ajo tha se i kanë ofruar mbështetje të plotë deputetës më të re, Adelina Graincës e cila së fundi braktiksi PDK-në dhe iu bashkua VV-së.

"Të gjithë bashkë drejt fitoreve të reja dhe arritjeve të medha për vendin.

Sfidat nuk na lodhin, ato na forcojnë besimin dhe vullnetin për të vazhduar të palëkundur", ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat