Alarmi nga zyra e Albin Kurtit, reagon Driton Selmanaj: Prisni edhe pak, se çfarë do shohim ...

Aktuale

Alarmi nga zyra e Albin Kurtit, reagon Driton Selmanaj: Prisni edhe pak, se çfarë do shohim ...

Nga: A.Zh Më: 22 prill 2021 Në ora: 17:15
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj, ka folur pas deklaratës së zëdhënësit të Qerverisë së Kosovës Përparim Kryeziu, se kryeministri Albin Kurti, po sfidohet nga persona të panjohur nga administrata e zyrës së tij.

Selmanaj ka ironizuar, duke thënë se edhe pak do të ndodhin gjëra, për të cilat Kurtit do t’ia kishte zili edhe Enver Hoxha.

“Shhhhh ! “Edhe muret kanë veshë”! “Armiku i brendshëm” në aksion!.. Prisni edhe pak, se çfarë do shohim edhe xhaxhi Enver do ia kishte zili..”, ka shkruar Selmanaj në një postim në Facebook.

Kryeziu ka thënë se vendimet dhe emërimet e nënshkruara nga Kurti, vazhdimisht dhe në mënyrë të organizuar po rrjedhin në media para se të ndahen me zyrtarë të brendshëm.

“Që nga fillimi kryeministri Kurti dhe kabineti i tij sfidohen nga individë ende të panjohuar nga adminsitrata e Zyrës së Kryeministrit. Vendimet dhe emërimet e nënshkruara nga ai, shpesh, vazhdimisht dhe në mënyrë të organizuar rrjedhin në media para se të ndahen me zyrtarë të brendshëm, dhe madje përgatiten shkresa me gabime teknike. Kapësit politikë të shtetit i kemi larguar me 14 shkurt dhe 22 mars, por sigurisht se ka shumë të tillë nëpër zyrat e shtetit”, ka deklaruar Kryeziu./BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat