Vuçiq “bluan butë me amerikanët”: E nevojshme që shqiptarët të pranojnë në kompromis të caktuar

Aktuale

Vuçiq “bluan butë me amerikanët”: E nevojshme që shqiptarët të pranojnë në kompromis të caktuar

Nga: Fatmir Beka Më: 22 prill 2021 Në ora: 19:47
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq përmes video-linkut bisedoi me përfaqësuesit t Këshillit Atlantik rreth situatës së pandemisë dhe çështjeve regjionale dhe prioritetet e jashtme politike të vendit, njofton “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.

Duke fol rreth situatës në Kosovë, Vuçiq tha se të dy palët duhet të përmbushin atë që u pajtuan në Bruksel..

"Nga Beogradi nuk po dëgjoni shantazhe, nuk kërcënojmë me kompensim apo padi, po këto çdo ditë dëgjojmë nga Prishtina dhe nuk ka reagime as nga BE as ShBA” tha ai, duke shtuar se është me rëndësi të shtohet besimi mes palëve dhe mos të krijohet atmosferë armiqësore.

Ai nënvizoi se “nuk mund të gjithë të marrin të gjitha”, andaj nevojitet nga shqiptarët të pranojnë një kompromis të caktuar.

Duke fol lidhur me mini Shengenin, ai tha se falënderon administratën amerikane për mbështetjen më të madhe se vendet evropiane.

Presidenti i Serbisë tha se paqja dhe stabilitetit janë me rëndësi për regjionin dhe Serbia i ka ndihmuar ekonomikisht qytetarët dhe ekonominë në përgjithësi gjatë pandemisë.

Ai shtoi se ka ndihmuar fqinjët edhe vendet përreth edhe me vaksina.

Ai përkujtoi takimet me Biden ku ishte befasuar me njohjen aq të mirë të rrjedhave edhe situatës në këto hapësira. 

"Presidentin Tramp e kam takuar dy herë dhe vetëm një herë kam pasur mundësi të flas për politikë. E njoh më mirë presidentin Biden se Trampin, por nuk mund të them se pres raporte më të mira mes dy vendeve. Shpresoj se do ndodhë kjo, por do ketë vështirësi politike për Serbinë ", tha Vuçiq që shtoi se e njeh edhe sekretarin Blinken.

Vuçiq tha se shpreson se interesi amerikan është që ta ketë Serbinë aleat në Ballkan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat