Gërvalla në takim me Maas, 400 mijë shqiptarë të integruar në shoqërinë gjermane

Aktuale

Gërvalla në takim me Maas, 400 mijë shqiptarë të integruar në shoqërinë gjermane

Më: 22 prill 2021 Në ora: 21:15
Pamje nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, se Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në Prishtinë homologun e saj gjerman, Heiko Maas, me të cilin ka mbajtur takim bilateral.

Gjatë takimit, dy ministrat janë fokusuar në diskutime lidhur me marrëveshjet bilaterale në mes të dy vendeve, me ç’rast kanë vlerësuar se duhet të thellohet bashkëpunimi në të gjitha fushat, përfshirë ekonominë, arsimin e shkencën.

Kosovës u tha se do t’i ofrohet përkrahje për thellim të bashkëpunimeve bilaterale edhe në raport me shtetet e tjera të BE-së.

Gjithashtu është diskutuar për marrëveshjen për njohjen e patentë-shoferëve, e cila është afër përmbylljes.

Në njoftimin e MPJD-së thuhet se u nënvizua edhe roli i diasporës shqiptare në Gjermani, ku mbi 400 mijë shqiptar u tha të jenë të integruar mirë në shoqërinë gjermane.

Pala gjermane shprehu gatishmërinë që të ofroj mbështetje për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, se Kosovës sa i përket reformave të brendshme, por edhe për shërbimin e saj të jashtëm.

Image
Pamje nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat