Mustafë Bajrami: Turpi s’ka skej, kush e mashtroi këtë popull qe 20 vjet?

Aktuale

Mustafë Bajrami: Turpi s’ka skej, kush e mashtroi këtë popull qe 20 vjet?

Më: 23 prill 2021 Në ora: 12:22
Mustafë Bajrami

Teologu Mustafë Bajrami ka reaguar ashpër pas publikimit të listës së 50 bizneseve që morën milionat nga qeveria e kaluar e Avdullah Hotit, si ndihmë në pandemi.

Në mesin e përfituesve ka kompani që kanë rritur fitimet gjatë kësaj periudhe, por gjithashtu janë përfituese të fondeve buxhetore.

"Turpi ska skej!

Be-ja ia jep Kosovës 100 milion euro duke i thënë se duhet të tregoni transparencë ku po i harxhoni dhe kujt po ia jepni ato para. Avdullah Hoti i shpërndanë 60 milion euro, kryesisht korporatave të mëdha që s'kishin nevojë për ndihma. E mashtron BE-në, siç thotë populli, në titër të ditës. Qohet dje ministri Hekuran Murati dhe i qet emrat e përfituesve. Opozita me mediat e saja "kallen" gjithë ditën duke kritikuar ministrin Murati e duke mashtruar opinionin. Mbi të gjitha, ish-ministrja Hykmete Bajrami del me deklaratat e saj bombastike duke kritikuar qeverinë Kurti se paskësh bë turp që ka treguar se kujt i janë dhënë ato mjete. Si për inati të Avdullah Hotit, sot reagon shefi i BE-së duke e lavdëruar me fjalët më të mëdha Hekuran Muratin, plus, duke i shprehur mirënjohje për transparencën e treguar.", ka shkruar Bajrami.

"Atëherë: Kush po e mashtron Evropën & Amerikën, dhe kush e paska mashtruar këtë popull të mashtruar qe 20 vjet: Kjo qeveri që është betuar për transparencë, apo ato që e dini vetë se çka kishin bërë deri dje...?", përfundon statusi i Mustafë Bajramit, anëtar i VV-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat