Kryeministri Kurti takohet me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut

Aktuale

Kryeministri Kurti takohet me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut

Më: 23 prill 2021 Në ora: 13:25
Albin Kurti dhe Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani po vijon takimet me krerët e institucioneve të Kosovës.

Osmani është pritur në takim edhe nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërsa, gjatë ditës së premte ministri Osmani u taku me ministren e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla dhe Presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Ministri Osmani pas takimit me Gërvallen është deklaruar ku tha se Maqedonia e Veriut është e gatshme të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian, teksa mbështet edhe dialogun Kosovë – Serbi.

Po ashtu në konferencë për media ministri Osmani dhe Gërvalla u shprehen se ky takim i sotëm riafirmon raportet e jashtëzakonshme pozitive bilaterale mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat