Borrell: Me këtë datë presim vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi

Aktuale

Borrell: Me këtë datë presim vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi

Më: 26 prill 2021 Në ora: 16:20
Josep Borrell

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të hënën se shpreson që takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mbahet me 11 maj në Bruksel.

Ai i bëri këto komente në një konferencë me gazetarë me presidentin e Serbsië Aleksandër Vuçiç, i cili po qëndron për një vizitë në Bruksel.

Atje gjatë javës pritet të qëndrojë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Procesi i bisedimeve që shënoi një rifillim në korrik të vitit të kaluar, u pezullua sërish për shkak të zgjedhjeve në Kosovë./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat