Analisti nga Amerika vë në pah detajin që tregon se kryeministri Kurti ende nuk ka hequr dorë nga bashkimi kombëtar

Aktuale

Analisti nga Amerika vë në pah detajin që tregon se kryeministri Kurti ende nuk ka hequr dorë nga bashkimi kombëtar

Nga: A.Morina Më: 27 prill 2021 Në ora: 08:44
Albin Kurti

Analisti nga Amerika, Bleron Baraliu ka vënë në pah një detaj interesant që tregon se kryeministri Kurti nuk ka hequr ende dorë nga bashkimi kombëtar.

Për këtë gjë, Baraliu u bazua në një postim të Kurtit ku thuhet: “Në afatin më të afërt do të mbahet takimi i parë i komitetit për t'i diskutuar dhe votuar vendimet e rëndësishme në emër të mbrojtjes, zhvillimit dhe promovimit të kompleksit i cili përfaqëson epiqendrën e rezistencës sonë kombëtare për liri, pavarësi e bashkim”, shkroi Kurti në Facebook.

“Përkundër moderimit fushatëbërës, gabimeve taktike, dhe shkurtëpamësisë së herëpashershme politike, duket se Albin Kurti mos të ketë humbur busullën - lirinë dhe bashkimin e kombit”, deklaroi Baraliu, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Me duket iu iku kjo e fundit?! ???♥️??

Përkundër moderimit fushatëbërës, gabimeve taktike, dhe shkurtëpamësisë së herëpashershme politike, duket se Albin Kurti mos të ketë humbur busullën - lirinë dhe bashkimin e kombit. Dhe në këtë kauzë, më sublimen mbi të gjitha, gjithmonë do ti ketë bashkë patriotët më vetëmohues dhe më të vendosur për beteja deri në kulm. ♥️??

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat