Pozhari i pamëshirshëm ndaj Zemajt e Vitisë, ja çfarë i paralajmëron

Aktuale

Pozhari i pamëshirshëm ndaj Zemajt e Vitisë, ja çfarë i paralajmëron

Nga: A.Morina Më: 27 prill 2021 Në ora: 14:23
Arben Vitia dhe Armend Zemaj

Gazetari Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas përplasjeve gjatë seancës së djeshme, mes ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ish-ministrit Armend Zemaj.

Gjatë kësaj seance ata u përplasen për kontratat e vaksinave anti-Covid dhe lëshuanakuza për blerjen e autoambulancave me çmim 20% më të lartë sesa çmimi real.

Pozhari u shpreh i revoltuar me situatën në Ministrinë e Shëndetësise dhe deklaroi se është koha që t'i mbajmë për fjale politikanët tanë.

“Jam skeptik se Zemaj e dorëzon mandatin edhe nëse vërtetohet një gjë e tillë, megjithatë, ka ardhur koha që t'i mbajmë për fjale politikanët tanë. Pra, ose do të jep dorëheqje ministri Vitia, ose do ta dorëzojë mandatin e deputetit ish ministri Zemaj. Ose të dytë. "Fer play"!”, shkroi Pozhari në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Pata bërë premtim publik se do të pres 100 ditët e para që t'i kërkojë llogari Qeverisë. Por, zhvillimet po imponojnë një ritëm tjetër. Më këmbëngulës do të jem veçanërisht me ata që i kam përkrahë dhe ju kam besu edhe si individ.

Prandaj, po e nisi me Arben Vitinë që tjerët mos të kenë iluzione se do t'i kursej!

Në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, ministri Vitia deklaroi se nëse ai nuk ka nënshkruar ndonjë dokument nga i cili varet ardhja e vaksinave, ai do të jep dorëheqje. Kërkoi kohë për ta dëshmuar angazhimin e tij në këtë drejtim. Janë bë sulme të njëpasnjëshme lidhur me këtë temë. Kur e kam mbrojtur, më kanë thënë që mos t'i besoj fjalëve të tij. Ja pra, po e bëj- nuk po i besoj dhe do t'i kërkoj llogari publike!

Nga sot do ta mbajë përgjegjës dhe në çdo paraqitje time do të kërkoj ta dëshmojë se ka nënshkruar dokumente që i hapin rrugë sigurimit të vaksinave ose në të kundërtën do ta kërkoj me këmbëngulje dorëheqjen e tij.

Por, njëjtë do të veproj edhe me ish ministrin Armend Zemaj. Ai u akuzua se ka blerë autoambulanca me çmim 20% më të lartë sesa çmimi real i performancës. Zemaj e mohoi kategorikisht të ketë ndodhur kjo. Madje, deklaroi se nëse kjo vërtetohet, ai do ta dorëzojë mandatin e deputetit.

Jam skeptik se Zemaj e dorëzon mandatin edhe nëse vërtetohet një gjë e tillë, megjithatë, ka ardhur koha që t'i mbajmë për fjale politikanët tanë. Pra, ose do të jep dorëheqje ministri Vitia, ose do ta dorëzojë mandatin e deputetit ish ministri Zemaj. Ose të dytë. "Fer play"!

Një gjë e di, personalisht do të jem i pamëshirshëm në kërkimin e llogarisë dhe dhënien e përgjejgjësisë. Pa dallim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat