AAK: Zotohemi se do të mbështesim çfarëdo iniciative për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Aktuale

AAK: Zotohemi se do të mbështesim çfarëdo iniciative për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Më: 27 prill 2021 Në ora: 15:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Ditën Kombëtare për Persona të Pagjetur në Kosovë anëtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë bërë homazhe tek përmendorja e të pagjeturve në Prishtinë.

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vendosur kurora lulesh pranë përmendores së të pagjeturve në Prishtinë.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiti, tha se si parti politike do të mbështesin çdo iniciativë e cila merret për të zbardhur fatin e të pagjeturve.

Image

Tahiri: Mbështesim çfarëdo iniciative që merret për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

“Po bëjmë nderime për të gjithë të pagjeturit, për mbi 1 mijë e 300 ende të pagjetur. Synimi ynë është që të vërtetën ta sjellim sa më parë. Kërkojmë nga institucionet e Kosovës që të punojnë me ngulm çdo ditë për gjetjen deri tek trupi i fundit të pagjetur, po ashtu zotohemi se si Grup Parlamentar dhe subjekt politik do të jemi në mbështetje të çfarëdo iniciative e cila merret për të zbardhur fatin e të pagjeturve. Është tepër me rëndësi që e vërteta e cila po tentohet shumë shpesh të devijohet, të saktësohet, duke e bërë këtë, duke e qartësuar të vërtetën e ndihmojmë historinë, mirëpo edhe të ardhmen e vendit. Ne bashkëjetojmë çdo ditë me dhimbjen e familjeve dhe zotohemi se do të jemi të përkushtuar gjithmonë që këtë kategori të familjeve ta kemi sa më afër në mënyrë që të zbusim dhimbjen e tyre”, tha ai.

This image has an empty alt attribute; its file name is Besnik-Tahiri-foto-KosovaPress-1024x682.jpg
Sot edhe krerët e institucioneve të Kosovës kanë bërë homazhe pranë përmendores së të pagjeturve në Prishtinë në Ditën Ndërkombëtare për Persona të Pagjetur në Kosovë.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat