Gjuriq: "Tregimi për ‘non-paper’ hedhje pluhur në sy – Prishtina ka raport shkatërrues ndaj dialogut "

Aktuale

Gjuriq: "Tregimi për ‘non-paper’ hedhje pluhur në sy – Prishtina ka raport shkatërrues ndaj dialogut "

Nga: Fatmir Beka Më: 30 prill 2021 Në ora: 10:06
Marko Gjuriq

Albin Kurti refuzon të shkojë në takim në Bruksel, Prishtina refuzon të përmbush elemente të marrëveshjes së Brukselit dhe këtë situatë duhet të mjegullohet disi përmes hedhjes së pluhurit syve opinionit ka thënë ambasadori i Serbisë në ShBA Marko Gjuriq, shkruan “Telegraf” transmeton “Bota Sot”.

Tregimi për “non-paper” duket hedhje pluhuri syve, me qëllimin të tërhiqet vëmendje nga fakti se Prishtina ka rol shkatërrues ndaj dialogut mes palëve, vazhdoi ai.

“Përkundër thirrjeve nga sekretari amerikan i shtetit për pjesëmarrje në takime, se duhet kontribut konstruktiv dhe raport të mirë ndaj dialogut, Kurti refuzon të shkojë në takim në Bruksel, Prishtina të përmbushë elemente të marrëveshjes dhe gjithë kjo është mjegull në sy për opinionin” sqaron ai , i pyetur rreth çështjes ë “non-paper”.

Nga ana tjetër, ky është tentim perfid që të bëhen problem të gjitha interesat e popullit serb që mund të të merren në vazhdim të dialogut.

“Ashtu që përmes letrave të tilla jo formale të banalizohen, nënvizohen dhe të iu nënshtrohen syrit kritik para se të diskutohet për zgjidhjet. Nuk kam dyshim personale se idetë vijnë nga qarqe që janë më shumë mbështetëse qarqeve në Prishtinë” tha ai.

Gjuriq ka tërhequr vëmendjen në faktin se politikanët shqiptar po garojnë cili do të jetë më i vrazhdët ndaj Serbisë dhe Beogradit, por ka edhe politikanë serb që duan të i rekomandohen bashkësisë ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat