Deputetja e LDK-së bën zgjidhje për vete, vaksinohet në Amerikë

Aktuale

Deputetja e LDK-së bën zgjidhje për vete, vaksinohet në Amerikë

Më: 6 maj 2021 Në ora: 09:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Derisa Kosova është një nga vendet që ka vaksinuar më së paku qytetarë, të cilët thuajse të gjithë janë staf shëndetësorë dikush po bën zgjidhje jashtë vendit.

Është kjo deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi e cila është vaksinuar me vaksinën antiCOVID madje në Washington DC.

Ish-ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi çështjen e vaksinimit e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në Facebook.

Duhet përkujtuar që edhe vetë LDK drejtoi shtetin për disa muaj me radhë në situatë pandemike, por as ata dhe as Qeveria Kurti nuk arritën ende që të vaksinojnë qytetarët me vaksinën antiCOVID.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat