Shoqata e të Drejtave të Pacientëve letër Vitisë, shprehin shqetësimin për procesin e vaksinimit të qytetarëve

Aktuale

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve letër Vitisë, shprehin shqetësimin për procesin e vaksinimit të qytetarëve

Më: 7 maj 2021 Në ora: 09:42
Ilustrim

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovë i kanë dërguar letër ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Përmes kësaj letre ata i kanë shprehur shqetësimin lidhur me procesin e vaksinimit.

Tutje thuhet se derisa Kosova ka mungesë masive të vaksinave dhe në anën tjetër ka shumë grupe të rrezikuara të shoqërisë (të cilët po vdesin në mënyrë të vazhdueshme), të privilegjohet stafi shëndetësor në këtë mënyrë thuhet se është e pa drejtë, jo etike dhe jo humane.

Nëpërmjet kësaj letre i është bërë thirrje MSh-së që punëtorët që kanë refuzuar të vaksinohet kur e kanë patur radhën, të vendosen në fund të procesit.

Letra e plotë:

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK, me shqetësim po e sheh procesin e vaksinimit të qytetarëve!

Ditë më parë Kosova u furnizua me rreth 24 mijë doza të vaksinës ASTRA ZENECA, si donacion i mekanizmit COVAX. Të parët që kishin të drejtë të qasen në ato vaksina ishin stafi shëndetësor, pa dallim moshe, sëmundje, niveli etj.

Edhe pse stafi shëndetësor patën një të drejtë të tillë, një pjesë e madhe e tyre refuzuan të vaksinohen me vaksinën e lart-cekur, duke mos dhënë një shembull të mirë për qytetarët dhe duke mos u solidarizuar me kolegët e vet të cilët pa hezitim vendosën të marrin vaksina të tilla! Kjo prekë në esencë edhe etikën mjekësore dhe e vë në pikëpyetje epitetin “Hero” të cilin u’a dha shoqëria!

Me ardhjen e donacionit prej rreth 5000 vaksinave të PFIZER, Ministria e Shëndetësisë si radhë me prioritet për vaksinim me këtë vaksinë, prap i pa ata që refuzuan të vaksionohen me Astra–Zeneca. Si është e mundur që Ministria e Shëndetësisë të lejoj një diskriminim të këtillë?!

Përderisa Kosova ka mungesë masive të vaksinave dhe në anën tjetër ka shumë grupe të rrezikuara të shoqërisë (të cilët po vdesin në mënyrë të vazhdueshme), të privilegjohet stafi shëndetësor në këtë mënyrë, është e pa drejtë, jo etike dhe jo humane.

Ju bëjmë thirrje publike që, të gjithë ata punëtorë që kanë refuzuar të vaksinohen kur e kanë patur radhën, të vendosen në fund të listës së pritjes. Secili duhet të merr konsekuencat e veprimeve të veta!

Në anën tjeter, kërkojmë që sa më shpejtë të gjithë qytetarëve t’u jepet mundësia për t’u vaksinuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat