“Mitrovica e ka një Albin”, ish-kandidati për deputet e nis fushatën e Armend Mujës për kryetar

Aktuale

“Mitrovica e ka një Albin”, ish-kandidati për deputet e nis fushatën e Armend Mujës për kryetar

Më: 7 maj 2021 Në ora: 10:28
Edi Pruthi, Armend Muja

Edi Pruthi, ish-kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdon të jetë ende aktiv në politikë.

Ani pse dështoi të zgjedhet deputet, mitrovicasi Pruthi është rehatuar në Kuvendin e Kosovës si staf mbështetës i deputetit Armend Muja.

Ai përmes një postimi në facebook e ka krahasur Armend Mujen me Albin Kurtin.

"Mitrovica ka një Albin", ka shkruar Pruthi në Facebook, duke vendosur edhe një foto bashkë me Mujen.

Ky postim po konsiderohet si nisje e një lloj fushate për kandidaturën e Armend Mujës për kryetar të Mitrovicës.

Ndryshe, vetë Muja nuk e ka mohuar kandidaturën për kryetar të Mitrovicës nga radhët e VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat