Kjo është masa e re antiCOVID që pritet të merret sot në mbledhjen e Qeverisë

Aktuale

Kjo është masa e re antiCOVID që pritet të merret sot në mbledhjen e Qeverisë

Më: 7 maj 2021 Në ora: 14:26
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme që nisë në orën 15:00, do të miratojë planprogramin qeverisës. Siç mësohet në rend dite janë edhe masat e reja antiCOVID.

Media ka mësuar se pika e dytë do të jetë shqyrtimi i propozimvendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë nr 01/07 të datës 18.04.2021, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e COVID-19.

Nga burimet kanë treguar se sot pritet të shtohet një pikë e re 3A në vendimin e datës së lartëcekur. Masat tjera aktuale antiCOVID nuk do të ndryshohen.

Sipas këtij vendimi, mësohet se do të ndalohet hyrja në Kosovë për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut.

Pika 3A.1 thotë se shtetasit që vijnë nga këto shtete, duhet të karantinohen në shtëpitë e tyre për 14 ditë duke u testuar dy herë në javë.

Pika 3A.1, nuk vlen për shtetasit e Kosovës të cilët qëndrojnë transit në më pak se 48 orë në këto shtete.

Po ashtu, pika 3A.3 thotë se diplomatët e huaj si dhe familjarët e tyre përjashtohen nga fushëveprimi i këtij vendimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat