Pacolli ngushëllon familjen Haliti për vdekjen e tre anëtarëve në Shqipëri

Aktuale

Pacolli ngushëllon familjen Haliti për vdekjen e tre anëtarëve në Shqipëri

Më: 9 maj 2021 Në ora: 12:46
Tre anëtarët e familjes nga Gjilani

Gjatë ditës së djeshme kanë vdekur tre qytetarë nga Gjilani në Shqipëri, pasi të njëjtit dyshohet se janë helmuar me ushqim.

Me këtë rast ngushëllime familjes i ka shprehur kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

“Foto e fundit e familjes Haliti nga Gjilani që vetëm pak orë më vonë do të vdiste nga helmimi.

Një ngjarje shumë tragjike që ka prekur çdo familje shqiptare. Ngushëllimet e mia më të sinqerta!”, shkroi ai në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat