​Haradinaj: Dëshmorët dhe martirët e Betejës së Llapushnikut do të kujtohen me shekuj

Aktuale

​Haradinaj: Dëshmorët dhe martirët e Betejës së Llapushnikut do të kujtohen me shekuj

Më: 9 maj 2021 Në ora: 15:39
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se prej 8 deri 10 maj 1998, një ngjarje e madhe i dha kahje të re luftës tonë për liri.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se Beteja e Llapushnikut, e zhvilluar njëzetetre vjet më parë, i ndërpreu armikut një prej arterieve kryesore të furnizimit.

“Me përulje e respekt kujtojmë e nderojmë, 47 Dëshmorë dhe 54 Martirët e rënë gjatë kësaj beteje.

Heroizmi i së cilës do të kujtohet me shekuj”, ka shkruar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat