​Ministrja e Jashtme e Suedisë pas takimit me Lajçak: Kosova dhe Serbia duhet ta bëjnë prioritet dialogun

Aktuale

​Ministrja e Jashtme e Suedisë pas takimit me Lajçak: Kosova dhe Serbia duhet ta bëjnë prioritet dialogun

Më: 10 maj 2021 Në ora: 10:20
Miroslav Lajçak dhe Ann Linde

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me ministren e Jashtëm të Suedisë, Ann Linde. Kjo e fundit ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është rruga para për të dyja vendet.

Linde në një shkrim në Twitter shkruan edhe se Kosova dhe Serbia duhet ta bëjnë prioritet dialogun.

“Një diskutim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak, për dialogun Beograd – Prishtinë të ndihmuar nga BE-ja. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi është rruga para. Dy shtetet duhet ta bëjnë prioritet dialogun”, ka shkruar Linde në Twitter.

Për takimin me Linde ka shkruar edhe Lajçak. Lajçak thotë se në takim është folur për nevojën që të forcohet kredibiliteti i BE-së.

“Para diskutimit sot në Këshillin e Çështjeve të Jashtme për Ballkanin Perëndimor, jam takuar me ministren e Jashtme të Suedisë dhe kryetaren e OSCE-së, Ann Linde. Kemi folur për nevojën për të forcuar kredibilitetin e BE-së në rajon, dialogun dhe rolin e rëndësishëm që OSCE-ja luan në këtë fushë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat