Haradinaj i drejtohet Kurtit: Punën e padisë ndaj Serbisë e ki të kryer nga unë

Aktuale

Haradinaj i drejtohet Kurtit: Punën e padisë ndaj Serbisë e ki të kryer nga unë

Më: 11 maj 2021 Në ora: 22:33
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Ramush Haradinaj, kryetari i partisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka folur për padinë e mundshme ndaj Serbisë për gjenocidin e ushtruar në Kosovë.

Ai tha se gjatë kohës kur ai ka qenë kryeministër në kushte konfidenciale ka përgatitur një dosje nga ekspertë të njohur në lidhje me padinë ndaj Serbisë.

“Qeveria Kurti ka një punë më të mirë të mundshme të gatshme. Puna ma e mirë e mundshme në këtë temë është bërë nën udhëheqjen time. Ai e ka përgatitjen e një materie potenciale, ai e ka në tavolinë, nuk duhet me u nxitu pa e marrë aprovimin ekspertëve se e fiton këtë rast, nuk duhet të veprojë”, tha ai.

Ai tha se padia ndaj Serbisë nuk është hajgare, por duhettë zgjedhet momenti i caktuar kur duhet të bëhet.

“Padia nuk është hajgare veç sa me livdu, duhet të zgjedhet momenti i caktuar, të merret një garanci që ta aprovojnë atë hapë sepse nëse e humb këtë rast atëherë i ke bërë dëmin më të madh ekzistencës tënde dhe iu kisha lutur të bëj kujdes në këtë.

E ka në tavolinë, materien më të lartë nga ekspertët me të njohur në botë nga ekspertiza globale që e ka punuar qeveria Haradinaj në konfidencialitet”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat