Vjosa Osmani e Albin Kurti në dark me udhëheqësit e BIK-ut, reagon ish-ambasadorja

Aktuale

Vjosa Osmani e Albin Kurti në dark me udhëheqësit e BIK-ut, reagon ish-ambasadorja

Nga: N. H Më: 12 maj 2021 Në ora: 09:33
Pamje nga darka

Presidentja Vjosa Osmani mbrëmë ka shtruar iftar për udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës të prirë nga Myftiu Naim Tërnava, ku të ftuar ishin edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Me këtë rast, kryeministri Kurti ka shpërndarë disa fotografi nga kjo darkë. Në lidhje me këtë ka reaguar ish-ambasadorja e Kosovës dhe ish-deputetja e LDK-së, Alma Lama.

Lama ka thënë se është mirë nga krerët e vendit të kërkohet prej udhëheqësve të BIK-ut që mos t’i zhveshin shqiptarët nga identiteti kombëtar.

Ja shkrimi i saj:

Albin, një ateist nuk mund të “përsiatët” as nga ramazani, as nga pashkët, as nga ndonjë festë tjetër fetare. Nga eksperienca flas.

Respektojini hoxhallarët, ju si krerë te shtetit, qoftë dhe me darka, por të paktën kërkoni prej tyre që mos t’i zhveshin shqiptarët nga identiteti kombëtar. Se pastaj nuk i duhemi askujt...

Për presidenten që ka shtruar këtë darkë po i them se do të kishte kuptim nëse do kish ftuar edhe krerë të feve të tjera për të përcjellë mesazhin e harmonisë fetare.

Në fund: Feja e shqiptarit është shqiptaria.

 

Albin, nje ateist nuk mund te “persiatet” as nga ramazani, as nga pashket, as nga ndonje feste tjeter fetare. Nga...

Posted by Alma Lama on E martë, 11 Maj 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat