Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, këto janë temat që u diskutuan

Aktuale

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, këto janë temat që u diskutuan

Më: 12 maj 2021 Në ora: 16:38
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim mbasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze dhe z. László Domján.

Gjatë takimit, ambasadori Bencze e prezantoi zëvendëskryeministrin Bislimi me z. Domján, ekspertin hungarez, i cili e ka filluar detyrën në Kosovë që nga fillimi i muajit maj. Z.Domjan do ta mbështesë Qeverinë e Kosovës nëpërmjet ofrimit të ekspertizës në fushën e Integrimit Evropian.

Njoftimi i plotë:

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze dhe z. László Domján.

Gjatë takimit, ambasadori Bencze e prezantoi zëvendëskryeministrin Bislimi me z. Domján, ekspertin hungarez, i cili e ka filluar detyrën në Kosovë që nga fillimi i muajit maj. Z.Domjan do ta mbështesë Qeverinë e Kosovës nëpërmjet ofrimit të ekspertizës në fushën e Integrimit Evropian.

Ambasadori Bencze tha se shkëmbime të tilla dëshmojnë se shteti hungarez është i përkushtuar në zgjerimin e Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor. Zëvendëskryeministri Bislimi duke e falënderuar ambasadorin, theksoi se e vlerëson shumë angazhimin e shtetit hungarez në Kosovë, në mbështetje të institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat