Osmani dhe Xhaçka raportuan para Ministrave për Punë të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së

Aktuale

Osmani dhe Xhaçka raportuan para Ministrave për Punë të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së

Më: 13 maj 2021 Në ora: 19:55
Pamje nga takimi

Në organizim të Ministrave për Punë të Jashtme të Greqisë dhe Rumanisë, Nikos Dendias dhe Bogdan Auresku, Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, sot raportuan për dosjen evropiane të Maqedonisë së Veriut para kolegëve të tyre, Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së. Në takim morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit Evropian për Politikë të Jashtme të BE-së, Stefano Sanino, si dhe Mirosllav Lajçak, përfaqësues special i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun Beograd- Prishtinë.

Qëllimi i takimi ishte të reflektohet diskutimi strategjik për Ballkanin Perëndimor, të mbajtur më 10 maj, në Bruksel dhe të riafirmohet angazhimi dhe përpjekjet e vendeve anëtare drejt perspektivës evropiane të vendeve nga rajoni, në prag të takimeve të Këshillit për punë të përgjithshme në qershor.

Shefi i diplomacisë Osmani, raportoi për progresin në reforma, për hapat e ndërmarra për kapërcimin e problemit me Bullgarinë dhe në drejtim të ndërtimit të fqinjësisë së mirë. Ai tha se Maqedonia e Veriut meriton të lëvizë më tutje në rrugën evropiane, ndërsa Këshilli i Evropës në qershor përfundimisht të materializojë vendimin, nga marsi i vitit të kaluar, për nisjen e negociatave përmes miratimit të Kornizës negociuese dhe mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare, me ç’rast theksoi:

“Miratimi i Kornizës negociuese dhe thirrja e Konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut u bë pikë simbolike drejt së cilës janë drejtur sytë e gjithë rajonit, që e ngre deri në nivelin e testit të kredibilitetit të BE-së në raport me gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Prandaj, fillimi i këtij procesit metodik dhe teknik të fokusuar në reforma do të jep sinjal të fortë inkurajues deri te shoqëria jonë dhe në gjithë rajonin, njëkohësisht, duke ruajtur kushtëzimin rigoroz e sjellur nga metodologjia e re, e cila sjellë mbikëqyrje më të fortë politike nga ana e vendeve anëtare dhe kthimin mbrapa të procesit”, theksoi Osmani.

Ky takim, si dhe diskutimi strategjik për Ballkanin Perëndimor, i mbajtur me 10 maj në Bruksel, e thekson fokusin e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor dhe si përkushtimin e vazhdueshëm dhe të përforcuar ndaj rajonit. U konfirmua perspektiva evropiane e gjithë rajonit dhe mbështetja e fortë për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut, sa më shpejtë të jetë e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat