Çun Lajçi nga spitali “godet” vëllezërit Haradinaj: Hapi sytë Gjeneral, jorgani s’digjet ma për një plesht...!

Aktuale

Çun Lajçi nga spitali “godet” vëllezërit Haradinaj: Hapi sytë Gjeneral, jorgani s’digjet ma për një plesht...!

Nga: N.Sh Më: 14 maj 2021 Në ora: 11:24
Çun Lajçi

“Hapi sytë Gjeneral, se jorgani s’digjet ma për nji plesht si n’vaktin e Azem Galicës!”.

Kështu shprehet aktori i mirënjohur nga Kosova, Çun Lajçi, nga QKUK-ja ku po qëndron i shtrirë, pas përballjes me COVID0-19 tash e sa javë.

Aktori përmes një shkrimi në Facebook, përsëri ka folur për Donika Gërvallën e cila po përballet me sulme të vazhdueshme.

Lajçi në shkrimin e tij ka reaguar pasi disa veteranë kanë kërkuar të protestojnë kundër Gërvallës, pas deklaratave të saj për Gjykatën Speciale.

Ai ka kritikuar vëllezërit Haradinaj, Dautin dhe Ramushin, për të cilët thotë se, e njohin mirë kush ishte Jusufi e kush është Donika.

“A prap duhet t’fundosën 10 për nji? A prap duhet t’viktimizohet i dituni, i guximshmi, patrioti për lakmiçarët analfabet! Kah po shkon shteti Ramush me këto parapërgatitje veteranësh për demostrata dhe kundër kujt?”, shkruan Lajçi.

“Hapi sytë Gjeneral, se jorgani s’digjet ma për nji plesht si n’vaktin e Azem Galicës! Ai ishte heroi yt, i imi i atdheut. Ishte Kosova Republikë. Ishte e mbetët Jusuf Gërvalla, e Kosovës i duhet nji Donikë ma shumë se kurrë!”, ka shkruar tutje ai.

Aktori gjithashtu ka folur edhe për heshtjen e kryeministrit Albin Kurti.

Ai nuk e ka lënë pa përmendur edhe kohën e pasluftës kur ën shumë dyqane e prona shkruhej “UÇK mos e prek”.

E ai që e ka prekur, sipas tij, e ka hëngër gjarpri në dorë.

Postimi i plotë:

S’po iu mundoj me gegnishtën tuej, timen, që e flisni e s’e kuptoni.

Jo!

Se ministri Vitia po vjen me na vizitua, e motrat po ngutën me na i rregullua shtratiet: Ma n’fund!

*Veç, deri sa ai t’vjen me kamera, unë po ua rikthej kujtesën tuej n’pikën zero!

- T’veprimeve tueja n’pikënisjen e gabueme!

- T’punëve tueja me hile tue kujtua se dhetë duhet t’fundosen që t’shpetoi nji i kalbun!

A s’ishte kështu?

Po iu mundoj ndoshta që po iu kthej të dyqanet me dryna hekuri të shkrueme me bojë t’kuqe: UÇK-Mos e prek!

E ai që e mori guximin me prekë e pickoi gjarpni n’dorë e dora iu dridh gjithë jetën!

Jo s’po iu mundoj me gegnishtën time, se ju e flisni gjuhën e rrugëve t’korruptueme, rrugaçerishtën, e gegnishtën s’e kuptoni. Letrarën s’patet kohë ta flisni, se u rritët shpejtë e folët me gishta interneteve! Shkritë mend, si jevgu plumb n’lugë, se si ndërtohet shteti, tue i shti dhetë miliona n’xhep e nji kilometër asfalt n’rrugë!

Tue i ble nga 200 hektar tokë për 2 euro arin e tue i lanë djerrë deri t’kalojnë atustradat që t’qindfishohen!

Jo s’po flas për vigjilencën tuej n’kalkulime, se aty dolet t’parët, por po i kthej n’pikën zero ata 14 mijë luftëtarë, (që për kaq i deklaruen gjeneralët e tyne), që t’i përsheshendes me dorë n’zemër.

- Pse nuk protestuet kur Presidenti tha duhet ta votoni Specialën, se ai që mendon ndryshe s’asht shqiptar!?

- Pse s’protestuet kur n’zyre ua lidhën Guncatin e ua morën Naisimin?

- Pse s’dolet me mbrojt Komandantin suprem e Kadrinë me Jakupin kur i nisën për Hagë?!

Po e la Selimin se m’thoni ai asht i VV-së!

- Pse tashë po doni me protestua kundër nji ministreshe që s’mendon me kokën tuej?

- Mos po iu shkrijnë plumb n’lugë shefat nga Haga e juve po iu digjet ndërgjegja që s’i mbrojtet kur duhej, e po doni me ba llugë si në 2004-tën?

- Ju vetran kallxoni, pse heshtet vjet e kush po iu ndërsynë sivjet që ta përmbysni nji diplomaci n’hapat e vet t’sigurt! A po, veç po doni me i kallxua Vuçiqit se Ujmani e Trepça me veriun asht e jotja, e ministrat e dijës e t’guximit, ti largojmë ne!

Po, ne, siç i likuiduem ndër shekuj me paret e krajlave!

Dhe pika n’fund t’pusit!

Daut.

Po thua luftova n’Brigadën e heroit Jusuf Gërvalla. Apo?

Qyshë e lejon nji grup halabakësh, që dikur votuen mu fundosë dhetë vetë për dardhën e kalbët. Ti e Ramushi jeni dukagjinas dhe mirë e dini se kush ishte Jusufi e kush asht Donika.

A prap duhet t’fundosën 10 për nji?

A prap duhet t’viktimizohet i dituni, i guximshmi, patrioti për lakmiçarët analfabet!

   Kah po shkon shteti Ramush me këto parapërgatitje veteranësh për demostrata dhe kundër kujt?

   Kundër vetvetës, po ta thotë ty Çuni nga spitali, që i harron hallet, tue u marrë me poshtërsitë e dardhave t’kalbëta!

 Hapi sytë Gjeneral, se jorgani s’digjet ma për nji plesht si n’vaktin e Azem Galicës!

Ai ishte heroi yt, i imi i atdheut. Ishte Kosova Republikë. Ishte e mbetët Jusuf Gërvalla, e Kosovës i duhet nji Donikë ma shumë se kurrë!

Eh more Albin. Ti po heshtë e mua po m’duket se fola shumë e kurgja s’thashë.

Motër, jepja artistit nji gjylpanë, piskata kur ia vuna pikën n’fund!

Pulmologji, 14.05.2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat