Berisha tha se Rugova është takuar me SHIK-un, i vjen kundërpërgjigjja nga Haziri

Aktuale

Berisha tha se Rugova është takuar me SHIK-un, i vjen kundërpërgjigjja nga Haziri

Nga: N. H Më: 14 maj 2021 Në ora: 17:43
Hisen Berisha

Anëtari i PDK-së, Hisen Berisha, ditë më parë ka folur për Shërbimin Informativ të Kosovës – SHIK dhe relacionet e këtij shërbimi me qeveritë e pasluftës.

Berisha tha se ka qenë dëshmitar kur një delegacion i SHIK-ut është futur në zyrën e presidentit Ibrahim Rugova në Velani.

“Unë jam dëshmitar i daljes nga zyra e Rugovës në Velani dhe më thonë futu qitu dhe kur hynë brenda, hynë pa emër — SHIK-u”, është shprehur Berisha.

Në lidhje me këto deklarata të Berishës, ka reaguar analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Nexhat Haziri.

Ai përmes një shkrimi të gjatë të publikuar në profilin e tij, ka thënë se raportet e ish-presidentit Ibrahim Rugova me SHIK-un, në versionin siç pretendon Hisen Berisha, janë vetëm gënjeshtra të këtij të fundit.

“SHIK-u ka qenë një organizatë kriminale që i ka shërbyer vetëm lidershipit të PDK-së për të marrë pushtetin përmes vrasjeve, kërcënimeve, shantazhit të kundërshtarëve politik, dhe si e tillë është hetuar dhe tani po gjykohet edhe nga Gjykata Speciale”, shkruan Haziri.

Ja shkrimi i tij:

Image
Nexhat Haziri

Hisen Berisha, me rrejt o marre!

Berisha: SHIK-u ka funksionuar zyrtarisht dhe legalisht. Ai tha se SHIK’u i ka shërbyer Kosovës dhe qeverive të saj në koordinim me Amerikën.

SHIK-u ka qenë një organizatë kriminale që i ka shërbyer vetëm lidershipit të PDK-së për të marrë pushtetin përmes vrasjeve, kërcënimeve, shantazhit të kundërshtarëve politik, dhe si e tillë është hetuar dhe tani po gjykohet edhe nga Gjykata Speciale.

Po ashtu kjo organizatë kriminale ka pasur shumë ndikim në ekonominë e vendit duke vendosur monopol në disa sektor sidomos në derivate te naftës, cigareve dhe është marrë edhe me veprimtari tregtare të paligjshme.

Sa i përket raporteve të SHIK-ut me amerikanët, kjo ka ndodhur në fillim kur SHIK-iu iu premton amerikanëve se do të ndihmon në pengimin e vendosjes së organizatave të dyshimta islamike dhe veprimtarinë e tyre në Kosovë, një gjë që SHIK-u asnjëherë nuk e kishte bërë, dhe pas kësaj amerikanët ndërpresin çdo raport me të.

Kjo vërtetohet edhe në disa publikim në shtypin kosovar, të dosjeve nga shërbimi inteligjent i KFOR-it amerikan, në të cilat përshkruhet veprimtaria krimiminale e SHIK-ut. Po ashtu edhe organizata të tjera ndërkombëtare të sigurisë dhe inteligjencës, SHIK-un e kanë cilësuar si organizatë kriminale. Pra asnjë shërbim kjo organizatë nuk ia ka bërë Kosovës o Hisen Berisha

Ndërsa raportet e ish-presidentit Rugova me SHIK-un, në versionin siç pretendon Hisen Berisha, janë vetëm gënjeshtra të tij. (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat