Ish-këshilltari i Avdullah Hotit ka një thirrje për Albin Kurtin

Aktuale

Ish-këshilltari i Avdullah Hotit ka një thirrje për Albin Kurtin

Nga: N. H Më: 14 maj 2021 Në ora: 19:42
Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Ish-këshilltari i ish-kryeministrit, Avdullah Hoti, Visar Berisha, përmes një postimi në Facebook ka bërë një thirrje për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të reflektojë.

Berisha ka kërkuar që shefi i qeverisë së Kosovës të dënojë sulmet e Hamasit dhe të kërkojë që sa më shpejt të rivendoset paqja në atë rajon.

Ja shkrimi i tij:

Z. Kryeministër,

Bindjet tua nuk perfaqesojnë gjithmonë interesat vitale të Republikës tone. Ti je aty për t’a perfaqesue Republikën e jo veten nëpërmjet Republikës. Republika është conditio sin e quanon.

Duhet ta kesh për nder ta nderosh duke e rithanun se cili asht interesi saj në politikën ndërkombëtare, në këtë rast.

- Dëno sulmet e Hamasit dhe kërko që sa më shpejt të rivendoset paqja në atë rajon!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat