2.220 persona kanë humbur jetën nga Covid-19

Aktuale

2.220 persona kanë humbur jetën nga Covid-19

Më: 15 maj 2021 Në ora: 07:50
Ilustrim

Pandemia Covid-19 e shfaqur në Kosovë në mars të vitit 2020 ka marrë jetën e 2 mijë e 220 qytetarëve.

Mbi 106 mijë persona u infektuan deri më tani me këtë virus, ndërsa mbi 99 mijë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 5.486.

“Numri total i rasteve pozitive është 106.803 raste nga 563.472 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.220 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 310 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.097 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.486’, thuhet në raportin e IKSHPK-së.

Kujtojmë se Kosova mbetet vendi me numrin më të ultë të të vaksinuarve, kjo pasi Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka arritur të lidhë kontratë me kompanitë prodhuese për blerjen e dozave për imunizim të popullatës.

Deri më tani në Kosovë kanë mbërritur vetëm vaksina donacione nga BE-ja, të cilat nuk po mjaftojnë dhe për këtë qëllim edhe procesi i imunizimit po ecën shumë ngadalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat