Deputetja e VV-së pas heqjes së tollovisë te “1 Tetori”: Kjo pra është Qeveria Kurti

Aktuale

Deputetja e VV-së pas heqjes së tollovisë te “1 Tetori”: Kjo pra është Qeveria Kurti

Më: 15 maj 2021 Në ora: 12:54
Deputetja e VV-së, Fatmire Kollçaku

Deputetja e VV-së, Fatmire Kollçaku e ka cilësuar si sukses faktin që sot nuk ka pasur tollovi tek salla “1 Tetori” ku po vazhdon vaksinimi i të moshuarve.

Ajo me anë të një postimi madje ka thënë se problemi në fjalë është adresuar dhe zgjidhur në kohë rekorde.

“Adresimi i problemit dhe zgjidhja e tij në kohë rekorde, kjo pra është Qeveria Kurti!”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, për dallim nga dje, sot procesi i vaksinimit po vazhdon në sallën “1 Tetori”, pa asnjë tollovi të krijuar nga qytetarët.

Për t’i ikur grumbullimit të njerëzve, Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten se vaksinimi kundër Coronavirusit do të vazhdojë edhe në fundjavë, por duke theksuar se do të vaksinohen vetëm ata qytetarë që kontaktohen nga MSh-ja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat