Kusari-Lila deklarohet pas akuzave që ka ofenduar PDK-në, tregon detaje për ngjarjen

Aktuale

Kusari-Lila deklarohet pas akuzave që ka ofenduar PDK-në, tregon detaje për ngjarjen

Më: 17 maj 2021 Në ora: 14:43
Mimioza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimioza Kusari-Lila, tha se nuk i ka ofenduar deputetët e PDK-së në mbledhjen e Kryesisë, por vetëm ka kërkuar nga ata që të kenë kujdes me gjuhën e përdorur.

“Seanca e radhës mbahet më 20 maj. Gjatë diskutimit të sotëm në raport me seancën e kaluar kam kërkuar nga deputet e PDK-së që të kenë kujdes me gjuhën. Kjo bëri që përfaqësuesit e PDK-së të dalin nga  mbledhja”.

“Ne përkundër dallimeve politikë nuk duhet të rrëshqasim në cenim të integritetit të secilit  prej neve në vendin e punës. Konsideroj që me ose pa mikrofon gjuha e deputeteve duhet të jetë komfort standardeve”.

Po ashtu, ajo njoftoi që është proceduar Ligji për automjete që synon heqjen e monopolit për automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat