Armend Mehaj e Rrahman Rama vizitojnë kontingjentin e ri të automjeteve të FSK-së

Aktuale

Armend Mehaj e Rrahman Rama vizitojnë kontingjentin e ri të automjeteve të FSK-së

Më: 17 maj 2021 Në ora: 17:47
Armend Mehaj e Rrahman Rama vizitojnë kontingjentin e ri të automjeteve të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me Komandantin e FSK-së, Rrahman Rama dhe Sekretaren e Përgjithshme Rozafa Ukimera, vizituan kontingjentin e ri të automjeteve taktike HMMVW.

Këto automjete janë të radhitura në pistën e kazermës së FKS-së “Adem Jashari”, ndërsa FSK po vazhdon që t’i fuqizon kapacitetet e veta operacionale taktike, duke shtuar kapacitetet me pajisje të reja, të blera sipas buxhetit të planifikuar dhe Planit të Zhvillmit 10 vjeçar të FSK-së.

“Rritja e kapaciteteve me pajisje taktike po bëhet në harmoni me Planin Gjithëpërfshirës të Transformimit dhe ngritjeve të kapaciteteve të FSK-së për të kryer misionin e vet kushtetues.

Ngritja e kapaciteteve teknike të FSK-së dita-ditës tregon se ajo po ngritët sipas standardeve të NATO-s”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat