Kurteshi i VV-së: Ta shohim ku po i del flaka këtij tymi të zi?

Aktuale

Kurteshi i VV-së: Ta shohim ku po i del flaka këtij tymi të zi?

Më: 17 maj 2021 Në ora: 21:13
Sami Kurteshi

Deputeti i LVV-së Sami Kurteshi ka reaguar ndaj kapjes së rreth 400 kg kokainë, derisa në anën tjetër janë kapur edhe mbi 80‘000 kg duhan i kontrabanduar.

Kurteshi në një postim në Facebook ka deklaruar se ky ishte shteti që e ndërtoi ish-pushteti!

Reagimi i tij:

Krimi i toleruar shtetëror!

Vetëm sot:

- kapen rreth 400 kg Kokainë!

- kapen mbi 80‘000 kg duhan i kontrabanduar!

Janë suspenduar vetëm 9 doganierë!!!

Athua sa pushtetarë që sot nga opozita po vajtojnë rreth programit qeveritar i kanë duart e këmbët në këtë allishverish financiar wë tani po del të jetë verëshdallash kriminal?!

Ky ishte shteti që e ndërtoi ish-pushteti!

Ne nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur!

Ta shohim ku po i del flaka këtij tymi të zi?

#Kriminukkalon!

#HajnatnëBurg!

#KrejtdheDrejt!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat