Ines Demiri takohet me Drejtorin e Lëvizjes për Sigurinë e Izraelit

Aktuale

Ines Demiri takohet me Drejtorin e Lëvizjes për Sigurinë e Izraelit

Më: 18 maj 2021 Në ora: 12:05
Ines Demiri, Amir Avivi

E ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael, Ines Demiri është takuar me drejtorin e Lëvizjes për Sigurinë e Izraelit, Amir Avivi.

Demiri ka shkruar në Twitter se me Avivi-n kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e edukimit dhe zhvillimeve të fundit në Izrael.

“Ishte kënaqësi të takoj z. Amir Avivi Drejtor Ekzekutiv i Habithonistim.

Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit mes institucioneve edukative të Kosovës dhe Izraelit të fokusuar në studimet e Lindjes së Mesme dhe punët e jashtme. Gjithashtu folëm edhe për zhvillimet e fundit në Izrael”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat