Ahmeti: Droga s’e kishte në destinacion Lipjanin, nuk u desh të lejohej të hynte në kufi

Aktuale

Ahmeti: Droga s’e kishte në destinacion Lipjanin, nuk u desh të lejohej të hynte në kufi

Më: 19 maj 2021 Në ora: 00:07
Imri Ahmeti

Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, është deklaruar lidhur me gjetjen e një sasie të madhe të drogës në Lipjan, rast ky i ndodhur vetëm një ditë më parë.

Ai ka thënë se kjo sasi droge, nuk kishte destinacion komunën të cilën ai drejton.

Kjo është dukuri e keqe për të gjithë Kosovën, për të gjithë vendin, jo vetëm për Lipjanin. E keqja është se s’është dashur fare të lejohet të hyjë në kufi, sepse kur hyn në kufi, është pak e rëndësishme a është në Prishtinë, a në Lipjan apo ku është”, tha ai.

Ahmeti madje tregoi në Klan Kosova edhe për reagimin e qytetarëve lipjanas pas këtij aksioni.

”Shumica e qytetarëve e kanë marrë me batuta. Megjithatë të gjithë janë të vetëdijshëm që ky është një aksion më i gjerë, më i koordinuar siç janë deklaruar tashmë edhe prej DEA-s në SHBA atje e të tjerat në Kosovë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat