Haliti: Jam ithtar i vetingut, por po prezantohet si tendencë për ta marrë në kontroll drejtësinë

Aktuale

Haliti: Jam ithtar i vetingut, por po prezantohet si tendencë për ta marrë në kontroll drejtësinë

Më: 19 maj 2021 Në ora: 12:38
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka uruar që pikat e programit qeverisë të kryeministrit Albin Kurti, të bëhen realitet.

“Uroj që premtimet e qeverisë të bëhen realitet dhe jo të kemi nevojë që të përplasemi çdo ditë për mos zbatimin dhe mos realizimin e programit me të cilin Qeveria e Kosovës sot është paraqitur para deputetëve”, ka thënë Haliti, në seancën e sotme të Kuvendit.

Deputeti i PDK-së deklaroi se qeveria akoma ka mllef ndaj ish-qeverive dhe partive politike në vend.

“Më duket që është i grumbulluar akoma një mllef ndaj qeverie të kaluara por edhe ndaj partive të veçanta por edhe anasjelltas partitë me qeverinë aktuale. Kam menduar që si parti, si qeveri e ri, me vizionin e saj do të vinte jo me një program i cili mund të realizohet apo jo siç ka ndodhur në 3-4 qeveritë e fundit që asnjëra nuk ka mundur që ta përfundoj dhe të shikojë se çfarë ka zbatuar dhe jo nga programi, por kam menduar që do të bisedojmë bashkë dhe do të bëjmë jo program por një plan 20-30 vjeçar për zhvillimin e Kosovës në të gjitha fushat”, ka thënë më tutje ai.

Edhe Haliti, këtë program qeverisës e ka konsideruar program dëshirash.

“Unë po e shoh një kabinet me deputet që kanë qenë në sallë. Nuk po e ofendojë askënd. Nuk e di se çfarë asistence ka pas programi, sepse në tërësi është shprehje më shumë dëshirash sesa prezantim i asaj se në çfarë forme do të i punojë qeveria ato që i ka paraqitua”, ka thënë ai.

Për sa i përket çështjes së vetingut, Haliti tha se më shumë është duke u paraqitur si tendencë për ta kontrolluar drejtësinë.

“Jam ithtar i vetingut. Ne e kemi kaluar një herë vetingun, por s’mendoj që s’ka qenë i suksesshëm. Prapë se prapë po besoj që mënyra se si po prezantohet është një tendencë për ta marr në kontroll drejtësinë dhe me i dhënë mundësinë opozitës për me e akuzu pozitën për kapjen e shtetit. Uroj që ta arrini dhe ta ç’kapni shtetin për çka na keni akuzuar tërë kohën”, deklaroi Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat