Ish- ambasadori i Shqipërisë në Bosnje Flamur Gashi e ka quajtur lajm të mirë nismën e miratuar nga Qeveria e Kosovës për të lëvizur qytetarët e Kosovës dhe ata të Bosnjes andej e këndje vetëm me letërnjoftime biometrike.
Ai tha se Qeveria e Kosovës miraton nismën që u lejon qytetarëve të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës udhëtimin vetëm me karta identiteti në shtetet respektive.
"Qeveria e Kosovës sot miratoi unanimisht nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare me Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë për lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe palëve të treta", tha ambasadori Flamur Gashi.
Sipas tij kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Bosnje dhe Hercegovinës që të hyjnë në territorin e njëra-tjetrës me letërnjoftim biometrik.
Ai shtoi se kjo draft marrëveshje është në frymën e interesave të përbashkëta dhe bashkëpunimit rajonal si rezultat i zotimit nga liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e Sofjes, të mbajtur në muajin nëntor të vitit 2020 ku u nënshkruan dy deklaratat ajo për tregun e përbashkët rajonal me deklarata për agjendën e gjelbër, ky samit është vazhdimësi e procesit të Berlinit.
"Kjo marrëveshje përcakton kushtet e hyrjes, lëvizjes dhe qëndrimit të qytetarëve të palëve të treta në territorin e palëve në marrëveshje duke përdorur trafikun ajror, ujor dhe tokësor", tha ish ambasadori i Shqipërisë në Bosnje Flamur Gashi.