Kosova e fundit në shtetet e Ballkanit, 5 vaksina për 100 persona

Aktuale

Kosova e fundit në shtetet e Ballkanit, 5 vaksina për 100 persona

Më: 22 maj 2021 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Një shkrim i publikuar në Twitter nga Adi Ćerimagić, analist në “The European Stability Initiative (ESI)”, ka treguar se sa vaksina kanë ardhur në shtetet e Ballkanit.

Deri tash në shtetet e Ballkanit kanë ardhur 49 vaksina për 100 persona mbi moshën 18-vjeçare.

Hungaria ka marrë më së shumti vaksina ndër shtetet e Ballkanit, me 123 sosh. Pas saj vjen Serbia me 90. Mali i Zi me 60. Bullgaria me 42. Shqipëria me 31. Bosnja dhe Hercegovina me 19. E parafundit vjen Maqedonia me 17 sosh dhe Kosova e fundit me 5 vaksina për 100 persona.

Në total, mesatarja e vaksinave është 49 sosh për 100 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat