Kimete Berisha ‘zbulon’ të pathëna për Veton Surroin: Serbia masakronte popullin, ky kërkonte demokratizimin e këtij vendi

Aktuale

Kimete Berisha ‘zbulon’ të pathëna për Veton Surroin: Serbia masakronte popullin, ky kërkonte demokratizimin e këtij vendi

Nga: N. H Më: 26 maj 2021 Në ora: 09:47
Kimete Berisha dhe Albin Kurti

Publicisti Veton Surroi ka njoftuar mbrëmë se do të jetë këshilltar i jashtëm i ekipit negociator në dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ka kërkuar një grup njerëzish për këtë funksion dhe se dakordimi është arritur duke u krijuar një ekip këshillëdhënës.

Njëra ndër përkrahëset më të mëdha të kryeministrit, Albin Kurti, opinionistja Kimete Berisha ka krikuar shefin e qeverisë për këtë vendim.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka kujtuar kohën kur Surroi kishte kërkuar demokratizimin e Serbisë, gjatë kohës kur ky shtet masakronte shqiptarët, dhe se pikërisht Surroi ishte ai që kishte botuar libër kundër UÇK-së.

Ja shkrimi i tij:

Ah, kjo limonti!

Paradoks është për shembull, që komandantët e UÇK-së janë në burgun e Hagës, kurse Veton Surroi tash është zgjedhur nga Kryeministri Kurti në ekipin negociator për sezonin e ri të dialogut me Serbinë!

Është paradoks kaq i thjesht ky, si të thuash 'Pasurohu duke harxhuar pare'!

Veton Surroi e këshillon Kryeministrin se si t'ia bëj me Serbinë, ia rikujton kohën kur shteti serb para syve të botës e masakronte popullin shqiptar të Kosovës, e ky si Veton e kërkonte demokratizimin e Serbisë.

Kanë kaluar kaq vite dhe dëshira e Veton Surroit që ta shoh Serbinë të demokratizuar, ende nuk është plotësuar.

Ka vakt!

Ka shkruar edhe libër kundër UÇK-së.

A më trim është të jesh UÇK apo kundër UÇK-së?!

Mendo para se të thuash UÇK!

Ka thënë se UÇK nuk ishte ushtri çlirimtare, por 'ushtri guerile, të cilën NATO e çliroi nga Serbia, ashtu siç na çliroi neve civilëve'!

Nejse, Familjen Jashari nuk e ka çliruar NATO.

Ajo është flijuar për Liri, edhe për lirinë e këtij milionerit që lëre që kurrë nuk i ka munguar qimja e flokut, por ju kanë shtuar flokët, veç në llokma nuk e kemi parë!

E qysh i thonë kësaj gjendjes kur ushtari e sheh që për shtetin e tij tash vendos ai që ishte kundër tij, dhe hesht!

Limonti i thonë oj zemër. Plogështi. Vdekje për së gjalli-i thonê!

Pse i ndodhi kjo Hashim Thaçit?

Pse e braktisën të gjithë përnjëherë!

Qysh e ka emrin ky fat!

Kjo të ndodh kur mendon se je 'i mençur' dhe armikun e zbut me pare, me pozita, me shtirje dhe me fjalë të ëmbla!

Kurrë askush asnjëherë nuk është zbutur!

Kurrë!

Nëse dikush ka vendosur të jetë kundër teje-le të jetë!

Mos e pengo!

Volteri tha ecte gjithmonë me Biblën nën sqetull.

Kur e pyetën 'Pse e mban Biblën nën sqetull kur ti je ateist', Volteri u përgjigj 'Armikun duhet ta mbash shumë afër vetes'!

Por, puna e Volterit ndryshe.

Volteri ka qenë 'armik i Zotit', por Zoti nuk e ka bë hesap për armik.

Pra, është me rëndësi që armiqësia të jetë reciproke. Se kot je ti armiku im, kur unë s'të bëj hesap për armik!

Kur dikush është kundër teje, mos e afro ngat vetes me bindjen se e zbut me fjalë të bukura, dhe me butësi ia shëron sëmundjen e urrejtjes.

Nuk është puna jote t'i shërosh armiqtë t'u, të bësh alkimi, t'ua 'kthesh' në dashuri urrejten që kanë për ty...

Sepse nuk mundesh.

Thjesht armikun largoje edhe më larg, dhe inkurajoje që urrejtjen dhe antipatinë që e ka për ty ta shpreh hapur, pa hile!

Urrejtja bazohet në fakte!

Dashuria bazohet në lakmi!

P.S. Se këtë Blerim Shalën (edhe ky ekspert i të gjitha kohëve) ti e sheh gjithë ditën e lume tuj ba kruga rreth Grandit.

Një ditë gjynah m'erdh prej tij, kujtova që s'po e gjente shtëpinë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat