“Komandantët erdhën në pushtet përmes gjakut, duke vrarë...”, deklarata tronditëse kundër krerëve të UÇK-së: Kërkohet hetim për...

Aktuale

“Komandantët erdhën në pushtet përmes gjakut, duke vrarë...”, deklarata tronditëse kundër krerëve të UÇK-së: Kërkohet hetim për...

Nga: N.Sh. Më: 28 maj 2021 Në ora: 09:20
Viktimat e paslufës

Tashmë ka vite që disa prej komandantëve të UÇK-së, akuzohen për vrasje të shqiptarëve si në luftë, ashtu edhe pasluftës.

E njëri prej atyre që janë më të zëshëm në këtë çështje është edhe avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj i cili po ballafaqohet me komandantët përshkak të akuzave që u ka bërë atyre.

Madje ndaj ti u organizua edhe një atentat, por që fatmirësisht shpëtoi.

Në lidhje me këto akuza, prof. Dr. Binak Maxharraj ka reaguar, duke kërkuar nga kryeprokurori Aleksandër Lumezi që të hetohen të bëmat e komandantëve.

Halilaj gjithahtu i ka akuzuar për vjedhjen e miliona eurove të cilat ishin grumbulluar për renovimin e kullave të familjes Jashari në Prekaz.

Maxharraj përmes një postimi në facebook, kërkon që këto miliona të hetohen nga Prokuroria.

Lexojeni reagimin e plotë:

/Familja Jasharaj e Prekazit është familja e vetme që e shkriu gadi të tërë familjen për lirinë e Kosovës të cilëve shkau u dogja edhe kullat. Por, në paç të ia vjedhish parat e grumbulluara milionshe për renovimin e kullava nga komandantet e pasluftës. Ky është krim, është vrasje e dytë e kësaj familje sublime/

Gazmend Halilaj është avokat i njohur në anën e Drenicës i cili jeton në Drenas, Avokati Halilaj deshën ta vrasin dhe tentuan ta vrasin, shpëtoi vetëm i plagosur. Halilaj e ka kokën në strajcë, por është trim, nuk dorëzohet. Frontin e luftës e ka hapë me komandantët e pasluftës, me ata qe po ia nxinë jetën Kosovës pas luftës.

Por Gazmend Halilaj hiq nuk u trembët komandantëve. Ai thotë se komandantët e vetëshpallur pasluftës në Kosovë janë katila, kanë ardhë në pushtet përmes gjakut duke vrarë.

Ai vazhdon tutje ne një emision në TV.

“Komandantët dhe gjeneralët e vetëshpallur në pushtet kanë ardhë duke vjedhur, duke u pasuruar jo ligjshëm, duke vrarë, duke shantazhuar, duke poshtëruar, duke i rrahur dhe duke i larguar nga puna njerëzit. Kushdo që iu ka dal përpara e ka prit njëra prej tyre ia kanë zënë pritën e kanë vrarë. Kosova e pasluftës u mbush me plotë varre në emër të “pastrimit moral” të njerezëve. Ata menjëhërë pas  luftës, sidomos gjatë qeverisjes së pushtetit të parë njerëzit natën, por edhe në pikë dite, në ditën për diell rrëmbeheshin nga maskat, nga hienat e zeza dhe zhdukeshin përgjithmonë. Shumë prej tyre ishin vrasje politike te cilët ua zenin rrugën. Statistikat mbajnë mend se vetëm gjatë luftës karvani i vrasjeve i ka hangër mbi 1600 veta, një pjesë e madhe nga LDK e Ibrahim Rugovës

Komandantët e vetëshpallur të pasluftës, jo vetëm që e vodhën dhe plaçkitën shtetin dhe u pasuruan dhunshëm, që as fijën e pasurisë nuk e dinë. Të gjithë gjoja në “ndërtimin e shtetit” pas luftës thirreshin në Komandantin legjendar Adem dhe Hamëz Jasharaj, anipse gjatë luftës e shntazhonin, e injoronin, ia vidheshin ndihmat e luftës të dërguar nga diaspora etj. Në bazë të kësaj thirrje ata bënin çdo gjë të keqe këtij shteti të cilit edhe ia zbehën lirinë e shumpritur.

Por marifeti në vazhdim i lenë pa frymë të gjithë ata që i kanë dy kokrra mend në tru. Avokati Gazmend Halilaj tregon se Familja Jasharaj u keqpëdrore edhe pas luftës duke ia vjedhë mjetet e grumbullura për rindërtimin e Kompleksit të Jasharajve në Prekazë.

Halilaj vazhdon:

“Në vitin 2001 kam qenë pjesëtarë i TMK-së, 5500 pjesëtarë kemi dhënë nga një pagë për renovimin e kullave të Adem Jasharit në Prekaz. Aty janë dhënë milionat dhe janë vjedhur ato pare. Ato pare i kanë vjedhur këta gjeneralë të vetëshpallur”, thotë tutje avokati Gazmend Halilaj.

E tmerrshme, skandaloze ti vidhen parat e mbeldhura milionëshe për renovimin e kullave Jasharajve e cili për këtë Kosovë, për këtë liri e flijoj gati të terë familjen është krim mbi krimin. Për të qenë edhe më e madhe ironia e fatin të gjithë heshtin.

Por nuk duhet të heshtë prokuroria.

Por, tashti kur Anton Lumezi prokuror shtetëror është i “çliruar”  Hashim Thgaçi, pse heshtë, apo hala po i tutën hijës së tij, i ka mbetë tuta, e tuta thonë ka hak ajo nuk hiqet menjëherë.

Pse heshtë Kryeprokurori i shtetit Lumezi, boll ke heshtë që 20 vjetë pas luftës, nuk ke pas kurajo e as guxim të nisish asnjë hetim të liderëve të mëdhenj. Pse po heshtë tani kur sot doli deklarat e avaokatit nga Drenasi Halilaj se familjes Jasharajve ua kanë vjedhë paratë milionëshe për renovimin e kullave nga komandantet e pasluftës.

Kryeprokuror nise hetimin, gjejë fajtorët, veri para drejtesë ose shporru nag aty, arratisu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat