\Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar përsër ndaj kryetarit të Vushtrisë, Xhafër Tahirit.
Haxhiu u shpreh se Tahiri refuzoi të ndërmarr veprime në mbrojtjen e pronës publike dhe nuk I lejoi as inspektoriatin të shkoj në vendin e ngjarjes sipas tij se I kanë dhënë leje kompanisë.
Ajo shton se shpifjet e Tahirit se kinse unë paskam refuzuar që pronën t'ia jap Komunës, shtojnë dyshimet që mosveprimi i tij është i qëllimshëm, përcjell “Bota sot”.
Duke shtuar ajo i bënë thirrje kryetarit të Vushtrisë që të mbrojë pronën publike dhe jo interesin privat.
Postimi i plotë
Sot, Xhafer Tahiri, ka refuzuar që të ndërmarrë veprime në mbrojtjen e pronës publike. Policia nuk ka mundur të veprojë sepse z.Tahiri nuk ka lejuar inspektoriatin të shkojë në vendin e ngjarjes me arsyetimin se "ne i kemi dhënë leje kompanisë", duke injoruar kështu Vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për shkëputje të kontratës i cili është mbi çfarëdo vendimi tjetër të Komunës.
Shpifjet e Xhafer Tahirit se kinse unë paskam refuzuar që pronën t'ia jap Komunës, shtojnë dyshimet që mosveprimi i tij është i qëllimshëm.
Unë nuk kam mundur të ndërmarrë asnjë veprim sepse rasti është duke u trajtuar nga Gjykata.
I bëj thirrje edhe njëherë që të mbrojë pronën publike dhe jo interesin privat!