“Bash 5 pare nuk i jap për askënd kur...”, Pozhari paralajmëron ministrat e Kurtit: Grahjani punës dhe mos u ankoni

Aktuale

“Bash 5 pare nuk i jap për askënd kur...”, Pozhari paralajmëron ministrat e Kurtit: Grahjani punës dhe mos u ankoni

Nga: A.Zh Më: 30 maj 2021 Në ora: 12:12
Xhevdet Pozhari

Gazetari Xhevdet Pozhari, ka kërkuar nga ministrat e Qeverisë së Albin Kurtit, që të punojnë dhe t’i përmbushin premtimet e bëra ndaj qytetarëve.

Ai ka paralajmëruar se nëse ata nuk punojnë dhe ankohen, do të kërkojë dorëheqjen e tyre çdo ditë, përcjell Bota sot.

Pozhari ka treguar se çka do të ndodhë, nëse ministrat e Kurtit do të munden t’i shfrytëzojnë privilegjet e pushtetit.

Reagimi i tij i plotë në Facebook:

Suksesi i Albin Kurtit varet nga puna e ministrave. Njëjtë si edhe dështimi eventual i kësaj qeverie për premtimet që i kanë bërë. Unë nuk jam i prirë që kritikën ta drejtoj ndaj Albin Kurtit veçanërisht në fazën kur ai, njëjtë si opinioni, e mat dhe e vlerëson punën ose mos punën e kabinetit qeveritar.

Nëse kam deklaruar se do ta kërkoj dorëheqjen e Arben Vitisë nëse vërtetohet se ai nuk ka nënshkruar kontratë dhe e ka dëmtuar procesin e sigurimit të vaksinave, nuk e keni vështirë me e paramendu se me çfarë lehtësie do ta kërkoja shkarkimin e cilitdo ministër/re tjetër në rrethanat kur bindem se janë duke e dëmtuar shpresën rinore që u përkthye me mbi 50% përkrahje.

Grahjani punës dhe mos u ankoni! Askush nuk iu ka bë lutje që të bëheni ministra. Nëse jeni të suksesshëm, ka me u pa prej aeroplanit. Se në këtë vend duhet veç pak vullnet dhe energji për të punuar mbarë dhe të jetë e dukshme. E, nëse doni me i shfrytëzu privilegjet, valla ju mbesin në fyt! Ama bash 5 pare nuk i jap për askënd kur në pyetje është interesi kolektiv dhe nëse asgjë tjetër, me takat temin shkarkimin e dembelëve do ta kërkoj çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat