Ministria e Shëndetësisë: Deri më sot vaksinën kundër COVID-19 e kanë marrë mbi 64 mijë persona

Aktuale

Ministria e Shëndetësisë: Deri më sot vaksinën kundër COVID-19 e kanë marrë mbi 64 mijë persona

Më: 31 maj 2021 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

64 mijë e 776 persona e kanë marrë vaksinën anti-COVID që nga fillimi i vaksinimit në Kosovë.

Kështu bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë nëpëmjet një njoftimi.

Sipas MSH-së vetëm gjatë 24 orëve janë vaksinuar 1 mijë e 120 persona.

Tutje bëhet e ditur se janë shënuar vetëm pesë raste pozitive me koronavirus, nga 2 mijë e shtatë testime.

Njoftimi:

#Bashkëiadalim

31 Maj 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.120 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 64.776 doza të vaksinës.

Nga 2007 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 184 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 102.966.

Në total numri i rasteve aktive është 2.201.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat