Avokati Gazmend Halilaj ‘sulmon’ PDK-në: Gani Thaçi e ka ditën 980 euro, janë vrarë ushtarët vetëm pse kanë qenë më të fortë se ‘gjeneralët’!

Aktuale

Avokati Gazmend Halilaj ‘sulmon’ PDK-në: Gani Thaçi e ka ditën 980 euro, janë vrarë ushtarët vetëm pse kanë qenë më të fortë se ‘gjeneralët’!

Nga: N.Sh Më: 1 qershor 2021 Në ora: 09:22
Avokati Gazmend Halilaj

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, ka vazhduar me kritikat e tij ndaj disa gjeneralëve, siç i quan ai të vetëshpallur pasluftës, pasi që, në luftë nuk ka pas epitete të tilla.

Halilaj i cili është edhe ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po e mbron fuqishëm luftën e drejt të UÇK-së, por po e kritikon secilin keqpërdorim që është bërë si në luftë ashtu edhe pas saj.

Ai e ka përkrahur Gjykatën Speciale, nga e cila pret që secili që arrestohet dhe akuzohet nga Specialja ta merr dënimin e merituar, nëse ka kryer veprat për të cilën akuzohen.

Halilaj në një emision televiziv, ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të Gani Thaçit dhe PDK-së për të cilën thotë se nuk e ka bë asnjë padi ndaj Serbisë.

“Në popull njihet Partia Demokratike e Kosovës si trashëgimtare e UÇK-së gjë që sa herë të përmend kjo i dëmton rëndë vlerat e luftës së UÇK-së. Prej viti 2007 e ka faktikisht e juridikisht shtetin në dorë, mirëpo e ka pas edhe më herët edhe më vonë në mënyrë faktike. 1340 fëmijë të vrarë, gra të dhunuara, civilë e pleq, 1 milionë të dëbuar, 700 fshatra të djegura, sa padi i ka bë këta njerëz kundër Serbisë që e kanë udhëhequr shtetin komplet, dhe kanë marr vota gjithmonë duke thënë se ‘ne jemi vlerat e luftës dhe do ta ndjekim Serbinë’. Ne kemi edhe rreth 1600 të zhdukur, nënat që sot jetojnë në ankth dhe i presin fëmijët e tyre. Sa padi i ka ba shteti ynë, institucionet tona dhe këta burra kund regjimit serbë”, thotë Halilaj, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai ka akuzuar vëllain e Hashim Thaçit, Ganiun për të cilin thotë se një ditë pas pensionimit e ka 980 euro, kurse muajin 29400 euro.

“Sa e ka pensionin Gani Thaçi sot si një i pensionuar në Byronë Kosovare të Sigurimit? 980 euro e ka ditën, 29400 euro e ka muajin pension, ndërsa një ushtar i UÇK-së e ka 170 ose një invalid i cili e ka 300 euro”, shprehet Halilaj.

Ai thotë se krejt këto beteja, krejt këto shkrime që i bën, krejt këto rreziqe, i bën për ish-ushtarët e UÇK-së dhe veteranët, duke iu drejtuar disa veteranëve të luftës, që ishin në emision, të cilët janë kundër Gjykatës Speciale dhe thirren që thirren në mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.

“Mua më dhimbseni se në çfarë situate ju kanë lanë juve, dhe sot ata thonë se nëse arrestohem unë shkoj mundimi yt. Jo nuk shkoj. Por shkoj koha jote ku përmes veprave të ulëta, ke arritë me i bind disa gra e disa fëmijë se nëse më prekin mua u prek lufta. Jo, jo nuk u prek gjaku i dëshmorëve por u preke ti që i ke ba veprat. Ju e dini sa njeri u vra vetëm pse ka menduar ndryshe, vetëm pse e ka dashur populli më shumë, vetëm pse i ka besu populli më shumë, vetëm pse ka qenë ushtar më i fortë se ai”, shprehet tutje avokati Gazmend Halilaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat