Mehaj priti në takim ambasadorin e Bullgarisë, Hristo Gudjev

Aktuale

Mehaj priti në takim ambasadorin e Bullgarisë, Hristo Gudjev

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 15:19
Pamje nga takimi

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj priti sot në takim ambasadorin bullgar në Prishtinë, Hristo Gudjev.

Me këtë rast, ambasadori Gudjev,  përveç urimeve për detyrën e ministrit, theksoi edhe mbështetjen e shtetit të Bullgarisë si anëtare e NATO-s në funksion të realizimit të synimeve për integrime euroatlantike dhe iniciativat rajonale dhe organizata tjera ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.

Nga ana e tij, ministri Mehaj e njoftoi me prioritetet e tij si dhe vlerësoi përkrahjen e shtetit mik bullgar për Kosovën, Ministrinë e  Mbrojtjes dhe FSK-së.

Image
Pamje nga takimi

Në fund,  të dy u pajtuan se është i nevojshëm forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në interes të përbashkët dhe në interes të stabilitetit, paqes dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat