Të shtëna me armë afër stacionit të autobusëve në Pejë, arrestohet një person

Aktuale

Të shtëna me armë afër stacionit të autobusëve në Pejë, arrestohet një person

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 12:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Para një ore ka pasur të shtëna me armë zjarri në Pejë, afër stacionit të autobusëve.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës dhe kanë thënë se lidhur me këtë rast është arrestuar një person.

Sipas Policisë, të lënduar nuk ka, ndërsa personi i arrestuar aktualisht po intervistohet në stacion policor.

“Sot rreth orës 09:50 ka pasur të shtëna me armë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një person të dyshuar për këtë rast. I njëjti po intervistohet. Të lënduar nuk ka”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat