Një i vdekur, publikohet bilanci 24 orësh me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Një i vdekur, publikohet bilanci 24 orësh me Covid-19 në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 6 qershor 2021 Në ora: 15:03
QKUK

Një person ka vdekur, si pasojë e Koronavirusit, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Janë regjistruar vetëm 11 raste të reja pozitive, ndërsa 146 qytetarë janë shëruar, përcjell Bota sot.

Njoftimi i MSH:

06 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.647 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.126 doza të vaksinës.

Nga 2.074 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 146 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.054.

Në total numri i rasteve aktive është 1.198.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në këtë LINK.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat