“Ndalu burr, se je tue vllaqitë e çkyhen b...t” - Çun Lajçi paralajmëron kryeministrin Kurti, pas punësimeve partiake

Aktuale

“Ndalu burr, se je tue vllaqitë e çkyhen b...t” - Çun Lajçi paralajmëron kryeministrin Kurti, pas punësimeve partiake

Nga: A.Morina Më: 6 qershor 2021 Në ora: 15:38
Çun Lajçi dhe Albin Kurti, foto ilustirm nga "Bota sot"

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka reaguar pas disa punësimeve partiake që kanë ndodhur në institucionet shtetërore të vendit.

Lajçi iu drejtua kryeministri Kurti “Ç'janë këto punësime nipash e mbesash?”. Ai kishte edhe një porosi për kryeministrin e vendit.

“Tash na s'mundim me leh veç për ty, për mu ba dikushi e diçka n'zinxhirin tand! Ndalu burr, se je tue vllaqitë e çkyhen b...t e n'fund t'livadhit mbetësh edhe pa pantolla!”, shkroi aktori Lajçi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Albin bre

Nanë-nanë, veç mbuloi vegët pak, se marre po na vjen neve "djemve tu" që s'i kursyem do vota!

Ç'janë këto punësime nipash e mbesash?

A s'po gjenë kurbana n'vathat e koishive, që je turrë veç n'vathën tande a?

Ndalu burr, se as n'dasma nuk thirrën veç familiarët!

Qellon me qenë edhe ndonji i katundit tjetër! Bile bile, edhe bajraktar e bajnë!

Unë veç për teatër po t'them, se njimi herë ma ekspert se qajo Shkurta e juve jam unë vet, (edhe pse nuk ua dua postet pa ma rjep lëkurën)!

E mos t'flasim për Enverin, Fadilin, Agimin, Bislimin... eh edhe sa e sa janë!

Tash na s'mundim me leh veç për ty, për mu ba dikushi e diçka n'zinxhirin tand!

Ndalu burr, se je tue vllaqitë e çkyhen b...t e n'fund t'livadhit mbetësh edhe pa pantolla!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat