Zafir Berisha e quan Sveçlën “kryemilic”, thotë se Kosova po shkon drejt diktaturës

Aktuale

Zafir Berisha e quan Sveçlën “kryemilic”, thotë se Kosova po shkon drejt diktaturës

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 18:54
Zafir Berisha

Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka reaguar pas publikimit të disa pamjeve gjatë arrestimit të anëtarit të kryesisë së OVL e UÇK-së, Faik Fazliut nga Policia e Kosovës.

Berisha përmes një postimi në Facebook e ka quajtur “kryemilic” ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili tha se kjo ishte “përgjigje e shpejtë për të gjithë që tentojnë t’i kryejnë punët privatisht me policët tanë”.

” Sjellja e “milicisë” së regjimit të Albinit ndaj një invalidi të UÇK-së sipas videove që po qarkullojnë në media elektronike, tregon se Kosova po shkon drejt regjimit diktatorial të mendësisë staliniste.

Edhe më shqetësuese bëhet rasti kur “kryemilici” Sveçla mundohet ta arsyetojë banditizmin e “milicisë” në Prizren kur dihet se ai vetë me dhjetëra herë si një rrugaç ordiner ka sulmuar dhe lënduar policinë e Kosovës, disa nga të cilët kanë mbetur invalidë për tërë jetën”, ka shkruar Berisha.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat