Falja e gjakut nga familja Ramadani, KBI: Imamët ndërmjetësuan e jo kryetarët e komunave

Aktuale

Falja e gjakut nga familja Ramadani, KBI: Imamët ndërmjetësuan e jo kryetarët e komunave

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 20:37
Familja Ramadani ia fal katër gjaqet familjes Musliu

Nga Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Shtime, kanë bërë me dije se katër gjaqet e fala nga familja Ramadani ndaj familjes Musliu është ndërmjetësuar nga imamët, e jo nga kryetarët e komunave të Ferizajt e Shtimes.

Skender Baftiu, kryetar i këshillit të KBI-së ka thënë se kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, si dhe kryetari i Shtimes, Naim Ismajli, ishin vetëm për vizitë dhe jo ndërmjetësues, siç u raportua në media.

“Ata kanë qenë në ngushëllime, edhe ata kanë dhënë kontribut. Na kemi shku, unë nuk kam qenë kam qenë në Shqipëri. Në momentin që e kemi kuptu që ka ndodh aksidenti, kemi shku te familja me hoxhën e Ferizajt, Ibrahim Zeqirit, kemi kontaktu me ata dhe kemi bisedu pastaj kanë zgjedhë përfaqësuesit dhe vendimi i faljes dhe shtrirjes së dorës së pajtimit është bërë përmes neve”, ka deklaruar Baftiu.

Familja Ramadani ka falur sipas traditës katër gjaqet ndaj familjes Musliu, prej së cilës vjen drejtuesi i veturës së përfshirë në aksident.

Po ashtu është njoftuar se përveç të pamës që do të mbahet tre ditë tek familja Ramadani, po kaq ditë të pame do të mbajë edhe familja Musliu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat