Pse Albin Kurtin e lëshoi Serbia, dhe jo Ukshin Hotin? Ish-këshilltari i kundërpërgjigjet kundërshtarëve të kryeministrit

Aktuale

Pse Albin Kurtin e lëshoi Serbia, dhe jo Ukshin Hotin? Ish-këshilltari i kundërpërgjigjet kundërshtarëve të kryeministrit

Nga: N. H Më: 8 qershor 2021 Në ora: 17:09
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe portreti i Ukshin Hotit

Ka reaguar ashpër Driton Tali, ish-këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me çështjen se pse Kurtin e liruan nga burgu, dhe nuk vepruan njëjtë edhe me veprimtarin Ukshin Hoti.

Tali përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kjo fillimisht është një pyetje idioteske.

Ai është i mendimit se kjo i bie sikurse të bëhet pyetja se pse Serbia i vrau Adem e Hamëz Jasharin, dhe jo të tjerët.

Kurse, ai gjithashtu ka bërë thirrje që të ndalen këto “budallallëqe”.

Ja shkrimi i tij:

Image
Kurti dhe Tali

Pse Albin ty të lëshoi Serbia e Ukshin Hotin jo?!

Pyetje shumë idioteske!

Kjo i bie sikurse me i pyet të gjithë ushtarët e UÇK-ës: pse Serbia i vrau Adem e Hamëz Jasharin, Zahir Pajazitin, Mujë Krasniqin, Agim Ramadanin, Sali Çekajn, Fehmi Lladrovcin..., e ty (juve) jo?!

Aman ndalni këto budallallëqe!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat