Abdixhiku takohet me njërin prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë amerikanë të Rugovës

Aktuale

Abdixhiku takohet me njërin prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë amerikanë të Rugovës

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 23:36
David Phillips dhe Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku priti në takim David Phillips, Drejtorin e Institutit për të Drejtat e Njeriut dhe Paqe në Universitetin Columbia të New Yorkut.
 
Sipas një njoftimi nga LDK, Gjatë takimit u diskutua për tema të ndryshme dhe zhvillime në Kosovë, dialogun, partneritetin me SHBA-të, BE-në dhe tema tjera të politikës së jashtme.

"Kryetari Abdixhiku falënderoi z. Phillips për vizitën dhe gatishmërinë e tij për një diskutim mbi fuqizimin e sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës, i cili organizohet nga Departamenti për Politikë të Jashtme.

Z. Phillips ishte njëri ndër bashkëpunëtorët ndërkombëtar më të ngushtë të Presidentit Rugova dhe LDK-së.", thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat