Tahiri për liturgjinë serbe: Çka do të ndodhte me Kosovën, nëse do të kishte aty një sulm?

Aktuale

Tahiri për liturgjinë serbe: Çka do të ndodhte me Kosovën, nëse do të kishte aty një sulm?

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 23:18
Liturgjia në Kishën ortodokse

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK’së Besnik Tahiri, ka folur rreth mbajtjes së liturgjisë fetare në Kishën brenda kampusit të UP’së. Ai ka dhënë arsyet pse s’duhet lejuar aktivitetet e tilla.

Deputeti Besnik Tahiri ka kritikuar institucionet e vendit që lejuan mbajtjen e një liturgjie fetare në kishën brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

“Absolutisht nuk u dashtë me u mbajt”, tha ai.

“Çka kish ndodh me Kosovën nëse kish ndodh aty një sulm”, pyeti ai.

Sipas Tahirit, qëllimi i Serbisë është zbatimi i Asociacionit dhe rritja e fuqisë së kishës në Kosovë.

“Nuk është objekt fetar por politik që e ka ndërtuar okupatori me para të Arkanit. Nuk duhet lejuar politizimi”, theksoi Tahiri.

Peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit së bashku me peshkopë dhe besimtarë tjerë kanë mbajtur me datë 10 të këtij muaji shërbesë për herë të parë prej vitit 1998 në Kishën e braktisur, që gjendet në Kampusin e UP’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat